Një çakall në mes të Tiranës, momenti kur kapet në shkallët e TKOB…

Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Tiranë. Për qytetarët që ishin ulur të konsumonin diçka për të pirë në një lokal në qendër të Tiranës, tek Teatri i Operës dhe Baletit, ishte e pazakontë të shihnin pranë tyre një çakall.  Menjëherë njoftuan policinë bashkiake për praninë e gjitarit aspak e zakontë për një qytet të zhurmshëm dhe larg zonave të pyllëzuara si Tirana. 

Në momentin e parë kur punonjësit tentojnë ta kapin, çakalli bëhet agresiv,

ndërsa e gjithë kjo situatë është parë me kureshtje nga klientët e lokalit dhe qytetarët që u afruan për të mos humbur këtë pamje të pazakontë. Pasi është marrë nga grupi i ekspertëve, kafsha është karantinuar në një kafaz në Kopshtin Zoologjik në Tiranë për të mos rrezikuar nga ndonjë sëmundje mund të ketë. 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.