E rëndë në Tiranë/ Vdes 16-vjeçari, pësoi atak kardiak dhe u rrëzua në fushë…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme kryeqytetin. Një 16-vjeçar ka humbur jetën teksa ishte duke parë një ndeshje basketboll-i me bashkëmoshatarët e tij. Përmes një njoftimi zyrtar, policia bën me dije se i riu ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në fushë, dhe më pas ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi i Policisë:

Sot më datë 24.02.2024, rreth orës 15:00, te pallati i sportit “Asllan Rusi”, një 16-vjeçar duke parë një ndeshje basketbolli, ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në fushë, dhe më pas ka ndërruar jetë në spital.

Paraprakisht dyshohet se 16-vjeçari ka pësuar arrest kardiak. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.