Partizani bie në Korçë, Skënderbeu e sheh veten vetëm 1 pikë larg ‘final four…

Të kuqtë janë larguar me një humbje tjetër 0-1 nga Korça. Ishte një penallti në minutën e 38 të takimit ajo që i dha fitoren Skënderbeun. Dean Liçoja u tregua i saktë nga 11 metrat, megjithëse përballë kishte një mjeshtër në pritjen e penalltive, si Alban Hoxha. Portieri i Partizanit e kuptoi krahun e goditjes, por nuk mundi të shmangte dot golin.

Bardhekuqtë aritën të dërgonin sërish topin në rrjetë në minutat e fundit të kohës së rregullt, por këtë herë pozicioni nuk ishte i rregullt dhe goli u cilësua i pavlefshëm.

Me këtë fitore Skënderbeu ka kapur Tiranën në tabelën e renditjes, ndërsa ‘final four’-i tashmë është vetëm 1 pikë larg.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.