Skënderbeu nuk do të shkëputet nga grupi i skuadrave që luftojnë për ”Final Four” dhe beson se mund të marrë pikë të rëndësishme përballë kampionëve që nuk janë në formën maksimale. Ndërsa Partizani, pas barazimit të Egnatias, do të tentojë të shkurtojë diferencën me ekipin kryesues.
LIVE SKËNDERBEU-PARTIZANI 1-0
38’ (p) Liço
45’+4’ Mbyllet me avantazhin 1-0 të Skënderbeut pjesa e parë e ndeshjes.
45′ Jepen 3 minuta shtesë.
42’ Rashica kalon Sembene në të djathtën, pason për Merlim i cili kalon sferën te Nikaj, por Buxhelaj vjen dhe largon sferën në momentin kur sulmuesi po përgatitej të gjuante në portë. (VIDEO)
40’ Mundësi e artë e Merlim për të shënuar, por gjuajtja e tij nuk gjen portën e Hoxhës. (VIDEO)
38’ GOOOL SKËNDERBEU! Shënon Liço me penallti. (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
Skënderbeu: Alia, Ramos. Prençi, Rabiu, Vangjeli, Janaqi, Merlim, Gërco, Liço, Rashica. Nikaj.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç
Partizani: Hoxha, Atanaskoski, Buxhelaj, Sota, Sembene, Hadroj, Mehmeti, Murataj, Rrapaj, Mensah, Mba.
Trajner: Orges Shehi
