‘Nuk ndihem mirë’/ Ky është shqiptari që humbi jetën në një farmaci në Itali….

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesin e 27 shkurtit në Itali, ku shqiptari, Ledian Sharka, ka gjetur vdekjen në mënyrë të papritur. Sipas medieve italiane ai ka thënë, “nuk ndihem mirë” dhe një koleg e ka shoqëruar në farmaci. Por pavarësisht ndihmës, Sharka ka humbur jetën ndërsa shkëmbente disa fjalë me farmacistin.

38-vjeçari ishte i martuar dhe baba i një vajze 5-vjeçare.

Prokurori, Fabio Picuti, ka urdhëruar transferimin e trupit në morgun e spitalit, ku do të kryhet autopsia për të zbardhur shkakun e vdekjes së shqiptarit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.