“Më sollën vetëm një kuti me hi në një thes të zi”/ Flet nëna e shqiptares që u shua në aksidentin e trenave në Greqi: “Klaudia bleu një biletë vdekjeje…

Vajza ime bleu një biletë vdekjeje”, theksoi me zemërthyer Alma Lata, nëna e 20-vjeçares Klaudia, e cila vdiq një vit më parë, kur dy trenat u përplasën në Tempi. Zonja Lata, siç raporton larissanet.gr, e vetmja gjë që kërkon është që përgjegjësit e tragjedisë të gjykohen dhe nëse shpallen fajtorë të kthehen pas hekurave.

Ajo thotë se tre ditë pas tragjedisë, trupin e Klaudias ia sollën me qese të zeza, pasi i kishte mbetur vetëm hiri.

“Sot është dita më e vështirë e jetës sime, zija është e madhe, na mungon shumë. Kisha një shpresë si një nënë për ta gjetur të gjallë, por tre ditë më vonë ma sollën me një thes të zi… Na e dogjën fëmijën dhe na e dhanë në një kuti hiri “.

Ajo thotë se vajza e saj kishte frikë të përdorte autobusin dhe preferonte hekurudhën sepse mendonte se ishte më e sigurt.

“Kam humbur një doktoreshë, ajo ishte e mrekullueshme, ajo arriti shumë lart dhe nuk mund të kthehet më”, thotë ajo për Klaudian.

Klaudia Lata, një nga 57 të vdekurit e asj natë fatale, ka lindur në Larisa, ndërkohë që kishte marrë nënshtetësinë greke. Studente e shkëlqyer, ajo arriti në Departamentin e Mjekësisë dhe studioi në Shkollën e Mjekësisë të AUTH-së. Ajo ishte në tren duke u kthyer në shkollën e saj nga Patras.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.