Korçë/ Zbardhet motivi i vrasjes, babai i autorit i kishte lënë shtëpinë djalit që…

Qyteti i Korçës u trondit mbrëmjen e kësaj të mërkure nga një ngjarje e rëndë ku u shënuan dy viktima. Të tjera detaje kanë dalë në dritë së fundmi ku mësohet se autori është identifikuar si Ilo Lluka dhe shkak është bërë trashëgimia e banesës. Rreth orës 20:25, në lagjen nr.18 të qytetit të Korçës, Ilo Lluka qëlloi me armë zjarri 40-vjeçarin Emiljano Pine dhe më pas veten, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ndërsa, 40-vjeçari fatkeqësisht humbi jetën për shkak të plagëve të marra, teksa po transportohej drejt spitalit të qytetit.

Por, si ndodhi ngjarja dhe kush ishte shkaku? 

Mësohet se autori i kësaj ngjarje, Ilo Lluka sapo ishte kthyer nga Greqia aty ku dhe prej vitesh jetonte dhe punonte. Shkak për sherrin mes tij dhe viktimës tjetër, 40-vjeçarit, është bërë pronësia e një banese në këtë qytet.

Babai i autorit të ngjarjes dëshironte që shtëpinë e tij t’ia linte trashëgimi Emiljano Pines dhe jo të birit, Ilo Llukës. Për këtë arsye Lluka mbrëmjen e sotme shkoi në lokalin ku Pine po pinte kafe dhe e ka thirrur jashtë. Sapo ai kishte dalë nga lokali e qëlloi disa herë me pistoletë dhe më pas qëlloi dhe veten./Burimi Newsbomb.al

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.