Përgjaket e mërkura/ Pas Korçës të shtëna me armë zjarri edhe në Fushë-Krujë…

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mbrëmje në Kruje. Raportohet për 1 person të plagosur. Bëhet fjalë Artan Goga tregtar makinash. Ai është qëlluar me pistoletë dhe ka plagë në kokë.  I plagosuri ka qenë duke lëvizur me motoçikletë kur është qëlluar.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 28.02.2024, në rrugën “Asim Zeneli”, shtetasi V. M., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G., 57 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. 

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.