Policia rrugore bën namin në Korçë /Gjobit mbi 3300 shoferë për Shkurtin, 12 prej tyre i arreston në flagrancë…

📌Policia Rrugore e Korçës e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore të qarkut. Kontrolle intensive në të gjithë qarkun duke përdorur radarë dhe dragera, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Gjatë muajit shkurt:

✅janë arrestuar në flagrancë gjithsej 12 shtetas, nga të cilët 11 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 1 tjetër për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve, rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, Policia Rrugore ka vijuar monitorimin e akseve rrugore në të gjithë qarkun, me qëllim konstatimin dhe ndëshkimin e shkeljeve të Kodit Rrugor.

✅ Janë ndëshkuar administrativisht, në total 3342 drejtues mjetesh dhe konkretisht:

✅Janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit 34 drejtues;

✅Janë ndëshkuar 581 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara;

✅Janë ndëshkuar 1192 drejtues mjetesh për tejkalim shpejtësie, mbi normat e lejuara;

✅112 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;

✅1051 drejtues janë ndëshkuar për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

✅9 leje drejtimi të pezulluara.

Policia e Rrugore e DVP Korçë apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.