Skënderbeu triumfoi 1- 0 ndaj Laçit në transfertë, me korçarët që marrin një 3 pikësh shumë të rëndësishëm për klasifikimin .Sigurisht pas këtij triumfi pas sfidës ishte i lumtur Ivan Gvopzdenovic. Trajner serb theksoi se skuadra bëri një ndeshje të bukur dhe mori një fitore të rëndësishme. Ndër të tjera theksoi se tashmë do të filloj malorja për korçarët, pasi duhet të mendojnë se sit ë rrinë në “Final – Four”.
Fitorja?
Sot ishte shumë e rëndësishme, nga 9 pikë ne kemi fituar 6 pikë. Nuk është shumë mirë, por jemi në rregullt. Me një fitore të bukur dheme 3 pikët, tani të shikojmë pasi kemi edhe 1 javë për fazën e 3-të. Tani na mbetet të shikojmë se çfarë do të ndodhë në fazën e 4-të të kampionatit, pasi kemi edhe shumë ndeshje në radhë.
Skuadra e Skënderbeut në 4 më të mirat?
Deri më tani jemi mir dhe çunat i meritojnë të gjitha. Ndaj Partizanit fituam eksperiencë dhe sot fituam me eksperiencë. Sot jemi shumë mirë dhe ishte një fitore e bukur.
Sistemi 4-3-3 është më i miri?
Po mund të them se jemi mirë. Nga ky sistem jam bindur, edhe pse ndryshuam në 4-5-2 sërish skuadra reagoi mirë. Sot Ivani bëri mirë dhe fituam ndeshjen dhe kjo është skuadra më e fortë e Skënderbeut.
Oreksi vjen duke ngrënë a e mendoni 4?
Ke shumë të drejtë dhe tashmë mendojmë të rrijmë aty. Tani fillon malorja për ne, pasi duhet të mendojmë se si të rrijmë aty.
Më i qetë?
Ne jemi tashmë më të qetë me 37 pikë. Deri tani jemi pak më të qetë dhe tashmë kemi ende punë për të bërë”.
