Pogradec/ Plagosën 27 vjeçarin, arrestohen dy autorët, iu sekuestrohen 2 pistoletat…

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë qëlluar me armë zjarri kundrejt Alted Jolldashit duke e lënë të plagosur.  Në pranga kanë rënë Deis Meko dhe Kristo Lotis të cilët kanë qëlluar disa herë me armë zjarri drejt 27 vjeçarit. 

Njoftimi i Policisë:

Pogradec/Vihen në pranga autorët e plagosjes me armë, ngjarje e ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit. Sekuestrohen dy armë zjarri, që dyshohet se janë përdorur gjatë konfliktit Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur ditën e sotme pranë kryqëzimit të Tushemishtit, si dhe falë negociatave të bëra nga shërbimet e

Komisariatit të Policisë Pogradec me familjarët e dy autorëve të dyshuar të ngjarjes, u bë e mundur vënia para përgjegjësisë ligjore e tyre. Konkretisht u vunë në pranga shtetasit:

D. M., 32 vjeç dhe K. L., 27 vjeç, banues në Pogradec.

Shtetasit e mësipërm, gjatë një konflikti të çastit, me shtetasin A. J., 27 vjeç, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, i cili për pasojë mbeti i plagosur dhe ndodhet për mjekim në spital.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dy armë zjarri që dyshohet se u përdorën në konflikt, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.