Skënderbeu pret Vllazninë, më 11 mars ora 17:00 në Korçë. Ndeshja e javës së 27 premton spektakël, pasi dy skuadrat gëzojnë formën më të mirë në Superiore aktualisht. Tifozët korçarë priten të shumtë në stadiumin e Skënderbeut. Bardhekuqtë humbën 5 me 0 ndaj Vllaznisë ndeshjen e fundit në “Loro Boriçi”. Një disfatë e madhe, teksa Skënderbeu shpreson t’i kthejë reston Vllaznisë.
Vllaznia mban aktualisht vendin e dytë, ndërsa Skënderbeu atë të katërt. Tifozë të shumtë, luftë sportiv dhe gara e “final four”…,ky takim ka të gjitha elementet për t’u quajtur një super ndeshje.
