Fredi Beleri dënohet me 2 vite burg….

Fredi Beleri dënohet me 2 vite burg. Vendimi është dhënë sot nga Gjykata e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. SPAK kishte kërkuar dënimin me 2 vite e 6 muaj. Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, pasi akuzohet se u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Ky i fundit u dënua me dy vite shërbim prove për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Beleri arrestua para votimeve për “korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe për rrjedhojë nuk ka mundur të betohet pasi nuk i është dhënë leje për të dalë nga qelia.

Në dëshminë e tij në gjykatë Beleri ka deklaruar se SPAK dhe Policia e Shtetit janë të ndikuar nga politika.

“Kërkoj drejtësi nga gjykata edhe pse e di që jam në presion të madh politik, por ky nuk është problemi im. SPAK po gënjen, e kuptoj që është urdhër politik, por trupi gjykues duhet gjykues. Për asnjë të pandehur tjetër për të njëjtën vepër penale që akuzohen edhe unë nuk është kërkuar nga SPAK një dënim kaq i lartë, 2.6 vite burg por vetëm me shërbim prove”, ka thënë më tej Beleri.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.