I dehur në timon u përplas me makinën e parkuar, arrestohet 41- vjeçari nga Bilishti…

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin R. K., 41 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi në qytetin e Bilishtit, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, është përplasur me një automjet tjetër të parkuar. Për pasojë ka marrë lëndime të lehta vetë 41-vjeçari,

i cili pas verifikimit të kryer rezultoi se drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.