Shoferit i ra të fikët/ Aksidentohet autobusi i linjës së ‘Unazës’ në Tiranë…

Një autobus është aksidentuar në Tiranë, paraditen e kësaj të diele (10 mars 2024). Në Rrugën Ferid Xhajko afër 5 Majit, autobusi i linjës së Unazës së Re ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Fatmirësisht nuk ka asnjë të dëmtuar. Sipas burimeve, shoferi i autobusit të aksidentuar ka humbur ndjenjat, ndaj ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit të transportit publik dhe është përplasur.

Autobusi është lëvizur nga vendi i ngjarjes.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.