Masakra e shqiptarëve në Frosinone/ Zaka pranon krimin :”27-vjeçari më qëlloi i pari, u vetëmbrojta…

Mikea Zaka ka pranuar autorësinë e krimit në Itali, ku mbeti i vrarë një i ri shqiptar dhe u plagosën 3 të tjerë. Ngjarja ndodhi në Frosinone. Zaka, i cili dje kishte mbushur 23 vjeç, ishte dorëzuar në polici, në prani të avokatit të tij, ndërsa rrëfeu ngjarjen. Ai tha se ishte vetëmbrojtur, pasi të parët që kishin qëlluar me armë ndaj tij ishte viktima, Kasem Kasmi.

“Ervini dhe Kaseni ishin ata që më sulmuan, unë qëllova për t’u mbrojtur. Hodha armën nga ura mbi lumin Cosa në Via Verdi”, tha ai.

Në mbrëmje vonë, përgjatë lumit Cosa, pranë stacionit, u gjetën rrobat e lagura me gjak që vrasësi i dyshuar i hodhi gjatë arratisjes së tij.  Ka qenë vetë i riu që ka treguar ku i kishte hedhur rrobat dhe armën. Kjo e fundit ende nuk është gjetur nga policia.

23-vjeçari prej disa vitesh ka qenë pjesë e një bande të trafikut të drogës në Ciociaria. Ndërsa prindërit e tij u vendosën në Padova. I riu ka edhe një djalë dy vjeçar nga një lidhje me një grua nga Frosinone. Dy shqiptarët e tjerë që ndodheshin me të janë shpallur në kërkim. Ndonëse u tha se ai me viktimën janë zënë për një femër, prokuroria nuk i beson kësaj piste.

Hipoteza e hetuesve është se pas të shtënave ka një grindje që lidhet me kontrollin e shpërndarjes së drogës ose prostitucionit. Viktima Kasem Kasmi, 27 vjeç, njihej në zonë me pseudonimin ‘Carletto’.

Mikea Zaka thotë se me 27-vjeçarin kanë pasur një konflikt për një vajzë, ndërsa thekson se ai është sulmuar ndaj ka qëlluar për vetëmbrojtje. “Isha në bar me miqtë e mi kur u afrua një Lancia Y10. Menjëherë pashë Ervinin dhe vëllain e tij Kasen që po vinte drejt meje në mënyrë kërcënuese ”, ka rrëfyer 23-vjeçari. Më pas në prani edhe të avokatit ai ka vazhduar duke thënë: “Me Kasen kam pasur një mosmarrëveshje të vjetër për arsye sentimentale për shkak të një vajze”.

Viktima

Autori

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.