E rendë në Pogradec/ 26-vjeçari i jep fund jetës duke u varur në litar…

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Pogradec këtë të shtunë, ku një 26-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Bëhet me dije se në në katin e parë të banesës së tij, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur shtetasi B. D., 26 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe sipas deklarimit të familjarëve, 26-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 16.03.2024, rreth orës 14:30, në lagjen nr. 5, Pogradec, në katin e parë të banesës së tij, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur shtetasi B. D., 26 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe sipas deklarimit të familjarëve, 26-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.