Burrë e grua u shuan në aksident/ Dalin emrat e 4 viktimave dhe 2 të plagosurve…

Janë identifikuar katër viktimat dhe dy të plagosurit e aksidentit tragjik të ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në aksin Tepelenë-Memaliaj. Mësohet se tre prej viktimave janë nga e njëjta familje. Bëhet fjalë për Lavdosh dhe Lefteri Begaj, çifti i bashkëshortëve si dhe 85-vjeçarja Afërdita Begaj, të cilët në momentin e aksidentit po udhëtonin me mjetin tip “Toyota Yaris”.

Tre anëtarët e familjes Begaj ndodheshin në mjetin që u përplas me automjetin tip “Benz” i cili drejtohej nga 42-vjeçari Riza Rrapaj, i cili fatkeqësisht po ashtu ndërroi jetë.  Të plagosur në gjendje të rëndë kanë mbetur Lavdie Meta dhe Jani Meta.

Ndërkohë, sipas njoftimit të Policisë mësohet se i plagosur lehtë ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit  “BMW”, shtetasi me ininciale E.P, si dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të.

Viktimat:

Riza Rrapaj-42 vjeç drejtuesi i automjetit “Merecedes Benz”

Lavdosh Bega 62-vjeç, drejtuesi i automjetit “Toyota Yaris”

Lefteri Bega 57-vjeç, bashkëshortja e drejtuesit të mjetit tip “Toyota Yaris”

Afërdita Begaj 85-vjeç

Të plagosur

Lavdie Meta 63-vje, në gjendje të rëndë

Jani Meta 60-vjeç në reaminacion

U përplas për vdekje në Tepelenë, viktima e kishte nxjerrë Mercedesin në shitje

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.