Lamtumira e Teodor Vasos…

Nga Adriatik Riza Dosti:

Eshte shuar sot heret ne mengjes ne Korcen e tij te zemres…ne moshen 83 vjecare Teodor Vaso nje nder futbollistet me te spikatur e nje nder mbrojtesit me te mire te historise se futbollit korcar e atij shqiptar te te gjitha koherave.

Stoik, atletik, fizik, teknik e taktik si futbollist …teksa shkelqeu ne vitet 1965-75 …nderkohe qe vec klubit te zemres Skenderbeut veshi [ si perforcim ne ekipet e tjera ne ate kohe per ndeshjet nderkombetare]…edhe fanellat e Partizanit klub ku kreu edhe sherbimin e detyruar ushtarak …por edhe te Tiranes …

Eshte prezent tek Partizani per kupat e Europes ne ato ndeshje te medha e te pa harruara ndaj gjermaneve te Kelnit [ ne 1964 – 0-0 ne Tirane ]…Torinos se Italise [ 1968 – 1-0 po ne Tirane ] …si dhe ne finalen e Kupes Ballkanike ne 1970 kunder bullgareve te Beroe Stara Zagores [ 1-1 ne Bullgari ku golin per Partizanin e pat shenuar Bizi]…ndersa bullgaret nuk paraqiten ne ndeshjen e kthimit dhe me rrezultatin 3-0 ne tavoline Partizani shpallet Kampion i Ballkanit…

Todo Vaso sic e therrisnin korcaret…do te jete prezent ne disa ndeshje te Kombetares se Shqiperise ku ne menyre te vecante spikat ajo e 17 dhjetorit 1967 [ 0-0 ne Tirane kunder RFGJ] …ku Shqiperia e vogel eliminon Gjermanine e madhe nga Europiani i 1968…e ku Vaso do te qendroje ne fushe e do te luaje per me shume se 35 minuta i fashuar e i demtuar…pasi ne ate kohe nuk lejoheshin zevendesimet…

Ai do te jete serisht nje nder me te miret edhe ne ndeshjen tjeter kunder RFGJ ne 1971 ku humbasim pa drejtesisht 0-1…

Do te shkelqeje ne ndeshjet kunder rumuneve , bullgareve e turqve ne kupen ballkanike ( 1964 -66 ) ne perberje te Tirones se fameshme te M.Alles…etj etj…

Absolutisht qe Vaso hyn ne listen e ikonave e legjendave te futbollit korcar nder vite ku se bashku me emrat e K.Marjanit, A.Bimblit. A.Pilikes, Dinelles, Kacit, Dembos, Xhambazit, E.Kercicit, G.Licos, Shkembit etj jane e mbeten krenaria e qytetit te tyre …por dhe emra shume te respektuar ne historine e futbollit tone kombetar….

Absolutisht qe Teodor Vaso mbetet njekohesisht nje nder futbollistet me te mire te historise se Kombetares shqiptare per kohen qe luajti per te e ne ndeshjet qe u aktivizua…

Do te kujtohet gjate edhe per faktin se ishte nje nder mbrojtesit me te mire golashenues ne futbollin shqiptar [ ka shenuar 26 gola ne karieren e tij ]…do te kujtohet si nje nder markuesit me te mire, me te sakte e me te suksesshem te sulmuesit me te mire shqiptar te te gjitha koherave Panajot Panos…do te kujtohet per ate gol te shkelqyer ne Korce ne ndeshjen miqesore kunder rumuneve te Tergu Mureshit etj etj…

Pas lenies se karieres futbollistike Todua per vite me radhe u mor me futbollin e femijeve, te moshave e te te rinjve ku nga duart e tij kane dale plot futbolliste cilesore korcare qe kane veshur me pas edhe fanellen e ekipeve tona kombetare …

Per kontributin e tij shumevjecar ne sportin e futbollin shqiptar T.Vaso eshte nderuar e vleresuar me urdhera, dekorata e medaje te ndryshme sportive e qytetarie… …plotesisht te merituara !

Todon e kisha mik te mire e te hershem…bashkepunonim, flisnim, komunikonim e shkembenim mendime e ide te ndryshme prej vitesh …gjithmone me temen tone te preferuar – futbollin !

Ishte aktiv deri ne ditet e fundit…ndaj u cudita dhe u befasova jo pak kur sot heret ne mengjes mesova lajmin e trishte te ikjes se tij nga kjo bote kesisoj…

Sporti korcar e ai shqiptar bashke dhe futbolli ne vecanti kane humbur nje ikone e nje legjende te vertete …nje nder futbollistet me te mire shqiptar ne historine e futbollit tone…si dhe nje qytetar, mik , familjar e shok model e te vecante …

Ngushellime te sinqerta familjes Vaso …

Lamtumire e prehu ne Paqe i pa harruari Todo Vaso…te qofte Dheu i lehte !

A.R.D

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.