Një 16-vjeçare në Korçë u procedua penalisht në gjendje të lirë. E mitura ka qëlluar me një send të fortë xhamat e makinës së njerkut të saj. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçare, pasi në lagjen nr. 4, Korçë, dyshohet se ka dëmtuar me send të fortë, xhamat e automjetit të njerkut të saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
