Kryetari i degës Korçë të PD të grupit të Rithemelimit, Devis Osmani është dorëhequr nga detyra. Osmani u zgjodh kryetar i Rithemelimit në prill të vitit 2022. Përmes një njoftimi drejtuar strukturës ai ka sqaruar se dorëheqja lidhet me arsye personale.
Mesazhi i tij:
“Të dashur miq!
Dëshiroj t’iu informoj se nga sot, kam vendosur të largohem nga detyra e kryetarit të degës. Kjo, thjesht dhe vetëm për arsye personale, duke gjetur gjithashtu edhe mirëkuptimin e plotë të Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH, të cilin, gjej rastin ta falenderoj.
Gjithashtu, dëshiroj t’iu falenderoj dhe ju të gjithëve për bashkëpunimin tuaj.
Jam i sigurt se me punën e të gjithëve, dega jonë dhe e gjithë Partia Demokratike do të triumfojë. Ashtu si të gjithë ju, edhe unë do të jap maksimumin tim në rrugën drejt fitores.”- shkroi Devis Osmani
