Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, banues në fshatin Barç, Korçë, pasi në bulevardin “Gjergj Kastrioti”, Korçë, me ciklomotorin që e drejtonte pa leje drejtimi, ka përplasur një automjet të parkuar,
duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka publikuar në rrjetin social “Tik-Tok”, fotografinë e një 14-vjeçareje.
