Përplasi makinën e parkuar/ Banorët në Pogradec nuk e lejojnë të arratiset. Italianit i gjejnë 12 emigrantë…

Arrestohet një shtetas italian, transportonte emigrantë të paligjshëm. Mesohet se italiani me një mjet tip xhip, ka përplasur nga pas një mjet tjetër në Vërdovë, ndërsa ka dashur të largohet nga vendngjarja por banorët e zonës nuk e kanë lejuar.

Në momentin që ka mbërritur policia, kanë konstatuar brenda mjetit rreth 12 emigrantë.

Dyshohet se italiani i ka marrë me qëllim transportin e tyre në Tiranë, kundrejt pagesës. Vazhdojnë hetimet mbi rastin nga prokuroria e Korçës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.