Superliga shqiptare uli këtë të shtunë siparin e javës së 29-të. Dinamovitët i treguan forcën juglindorëve, të cilët i mposhtën me rezultatin 2-0. Ekipi i Mehmetit gjeti shumë shpejt rrugën e rrjetës. Kur kronometri po numëronte minutën e 3-të, Kaçorri me një parabël e dërgoi topin në rrjetë. Për të mbyllur përfundimisht historinë e këtij takimi mendoi Qefalija. Ky i fundit dyfishoi rezultatin në minutën e 82-të.
Me një ndeshje më pak, në rast fitoreje Dinamo parakalon Skenderbeun me 2 pike ,duke e nxjerre nga zona “Final 4”.
DINAMO-SKËNDERBEU 2-0
3’ Kaçorri, 82′ Qefalija
FORMACIONET ZYRTARE
DINAMO: Sali, Hoxha, Behiratçe, Meksi, Lorran, Qefalija, Gudiabi, Denison, Zabërgja, Vila, Kaçorri.
Trajner: D. Mehmeti
SKËNDERBEU: Alia, Prençi, Rabiu, Vangjeli, Gërço, Dumfur, Janaqi, Liço, Rashica, Nikaj, Franklin.
Trajner: I. Gvozdenoviç

