“Pronari na kërcënoi me armë” /Pendohen në gjykatë dy të rinjtë Korçare qe morën pjesë në vrasjen e recepsionistit në Dhërmi

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg dy punonjësit e hotelit “Greccia” në Dhërmi ku u vra me armë zjarri nga Gerald Shehu, recepsionisti Erald Nevruzi. Dy punonjësit Daniel Qose dhe David Larti akuzohen se kanë ndihmuar autorin në fshehjen e provave pas kryerjes së krimit dhe gjithashtu kanë ndihmuar në mbështjelljen e trupit të viktimës

me qese mbeturinash dhe futjen në makinën e Shehut.

Para gjykatës, dy të rinjtë kanë shfaqur pendesë dhe kanë përsëritur se të gjitha veprimet i kanë bërë pasi pronari i ka kërcënuar me armë.

Ata kanë zhdukur të gjitha provat e vrasjes, duke djegur sendet personale, telefonin dhe rrobat e 31-vjeçarit në furrën e picerisë. Pas arrestimit, ata patën deklaruar në polici, se vrasja ka ndodhur pas një konflikti mes autorit dhe viktimës, ku pasi kanë dalë nga dhoma e stafit, Shehu e ka qëlluar Nevruzin me dy plumba tek shkallët e hotelit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.