Kapshticë/ Futi 35 kg duhan kontrabandë, arrestohet 25 vjeçari…

Policia Korçës ka arrestuar një 25-vjeçar banues në Selanik. Sipas policisë të riut në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kontrollit në valixhen e tij, i janë gjetur 35kg duhen i grirë, i dyshuar i kontrabanduar.

Njoftimi i policisë:

Sektori për Hetimin e Krimeve, i DVKM Korçë,

arrestoi në flagrancë shtetasin V. P., 25 vjeç, banues në Selanik, Greqi, pasi në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kontrollit në valixhen e tij, shërbimet e Policisë gjetën rreth 35 kg duhan të grirë, i dyshuar i kontrabanduar.

Sasa e duhanit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.     

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.