E pazakontë në Pogradec/ E kapi policia, i riu gëlltit kanabisin që kishte me vete

Mësohet se një 33-vjeçar u ndalua për kontroll dhe në momentin që efektivët iu afruan, ai gëlltiti sasinë e kanabisit për ta fshehur. Pas kësaj ai u dërgua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin E. Gj.,

33 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, është konstatuar në lëvizje dhe në bazë të dyshimeve se posedonte lëndë narkotike, i është bërë shenjë të ndalonte, por ai ka kundërshtuar urdhrin e punonjësit të policisë për të ndaluar dhe ka gëlltitur një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa. 33-vjeçari mori mjekimin e nevojshëm në spital.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.