Sirena italiane për Rei Manaj, zbulohet klubi që pritet të paguajë 15 milionë euro për shqiptarin

Manaj vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes pas sezonit fantastik që kaloi te Sivaspor. Nga raportimet e fundit bëhet me dije se sulmuesi shqiptar, i cili është edhe në radarin e gjigantëve të Turqisë, po përgatitet të vazhdojë karrierën në Itali.  Lacio, një nga skuadrat e Serie A, që ka shfaqur interes të transferojë në skuadër Rei Manajn.

Në raportimet e shtypit italian, thuhet se kryeqytetasit, që sezonin e ardhshëm do të garojnë në Ligën e Europës, kanë identifikuar sulmuesin shqiptar si objektiv të transferimit, raporton media turke, Aksam. 

Bëhet me dije se Lacio është i gatshëm të paguajë 15 milionë euro për kartonin e Manajt. Qendërsulmuesi 27-vjeçar do të bëhet lojtari që ka mbushur më së shumti arkat e Sivasporit në histori nëse ky transferim realizohet. 

Futbollisti i Kombëtares shqiptare u aktivizua për 2612 minuta në 36 ndeshje me Sivaspor në sezonin 2023/24. Sulmuesi ka kontribuar me 22 gola dhe tri asistime për ekipin e tij gjatë kësaj periudhe.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.