Dritan Shakohoxha i rikthehet komentit të ndeshjeve të Kombëtares shqiptare

Kombëtarja e Shqipërisë, më 15 qershor nis aventurën e saj në Kampionatin Evropian “EURO 2024”, në përballjen kundër Italisë. Kjo ka bërë që të riktheje në koment të ndeshjeve edhe gazetarin e njohur Dritan Shakohoxha që prej disa vitesh ishte shkëputur nga komentimi i ndeshjeve.

Të treja ndeshjet e ndeshjet e kombëtares shqiptare, do të jenë nën komentimin e Dritan Shakohoxha, në Klan Kosova

“Nuk e kisha në mend ta bëja këtë gjë, madje isha betuar se nuk do të kthehem kurrë. Megjithatë, me këmbënguljen e mikut tim të vjetër Arlind Sadikun e Klan Kosovës, më bindën që të kthehem në Klan Kosova”, është shprehur Shakohoxha.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.