2 Burra në Durrës, denoncojnë në polici: “Na kanë ikur gratë nga shtëpia…

Dy denoncime janë bërë në Policinë e Durrësit, nga dy burra. Të dy kanë denoncuar se bashkëshortet u janë larguar nga banesa dhe nuk kanë asnjë njoftim prej tyre. Denoncimi i parë është bërë nga 38-vjeçari, D. P., banues në Shënavlash, Durrës. Ai ka deklaruar se është larguar nga banesa bashkëjetuesja e tij, I. S., 35 vjeçe, banues në Shënavlash.

Ndërkohë, denoncimi tjetër është bërë nga 23-vjeçari K.S., banues në Kavajë.

Edhe ai ka deklaruar se është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, E. S., 20 vjeçe, banuese në Kavajë.

Po punohet për gjetjen e tyre.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.