E rëndë/ Ishte duke shtruar linjën e internetit ,humb jetën 40-vjeçari….

Humb jetën duke shtruar linjën e internetit 40-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në Qerret të Kavajës.

Rreth orës 11:45, në lagjen Qerret, Kavajë, shtetasi R. R., 40 vjeç, duke shtruar një linjë interneti dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes’, njofton policia.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.