Poeti dhe autori i mirënjohur i këngëve shqiptare, Agim Doçi, ka pësuar një trompozë në tru. 76-vjeçari ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Miqtë e shumtë që Agim Doçi ka bërë gjatë jetës së tij kanë shkruar mesazhe, duke bërë thirrje që të gjithë të luten, që ai ta fitojë këtë betejë të vështirë.
I cilësuar si një poet kollos dhe një ndër mendjet më të mprehta shqiptare,
Agim Doçi ka lindur më 9 Maj 1948.
Ai është diplomuar për Inxhinieri, por kishte një pasion të rrallë për letërsinë dhe ka krijuar më shumë se 3.000 tekste të këngëve që janë kënduar nëpër festivalet shqiptare. Për kontributin e tij të pashoq, Presidenti i ndjerë Bujar Nishani i dha titullin “Mjeshtër i Madh”.
