Greqi/ Humbi kontrollin e makines dhe u perplas me pemen, vdes 25-vjeçari Shqiptar

Një 25-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Greqi.Mjeti i drejtuar nga shqiptari ka dalë nga rruga -në rrethana të paspecifikuara deri më tani -dhe është përplasur me një pemë aty pranë, me pasojë vdekjen e të riut.

25-vjeçari është transportuar me autoambulancën në Spitalin Kassandreia, ku u konstatua vdekja e tij.

Hetimet paraprake për shkaqet e sakta të aksidentit po kryhen nga policia.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.