Aksident i frikshëm në aksin Korçe-Bilisht/ Shoferi humb kontrollin dhe përmbyset…

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin Korçë-Bilisht ku mësohet se drejtuesi i një makinë dhe pasagjeri që ndodhej në të kanë mbetur të plagosur. Dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe makina ka dalë nga rruga. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Mesditën e sotme, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, shtetasi A. M., duke drejtuar automjetin tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri I. M., të cilët u dërguan për mjekim në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit’, njofton policia.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.