U godit me pemën/ Ky është 25-vjeçari nga Pojani i Korçës që humbi jetën në aksidentin në Greqi(Emri)

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Halkidiki të Greqisë, ndërsa viktimë ka mbetur një 25-vjeçar shqiptar. Ngjarja ndodhi në aksin Nea Fokaia-Sani, 650 metra para se të shkosh në hotelin “Sani Dunes”.

Mjeti me targa NZP-4087 ,i drejtuar nga Roberto Pojani 25-vjeҫ, nga fshati Pojan i Korçës, humbi kontrollin e mjetit për shkaqe të paqarta dhe u përplas me një pemë.

Si pasojë e aksidentit, humbi jetën 25 vjeҫari shqiptar, i cili udhëtonte i vetëm në makinë. Policia po heton shkaqet e aksidentit të rëndë

Video:

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.