Një tragjedi ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Halkidiki me një vajzë 13-vjeçare që humbi jetën pasi u godit nga rrufeja. Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 16:30 me orën greke kur vajza ndodhej në plazhin e Poseidit, në rërë.
Sipas informacioneve, familja nga Moudania, ishin duke u larë në Poseidi në Faro dhe kur kanë parë bubullimat kanë dalë jashtë, kanë tentuar të shkojnë te makina por nuk ia kanë dalë, pasi janë goditur nga rrufeja ndërkohë që vogëlushja ka mbetur e vrarë.
Menjëherë kanë shkuar në vend ekipet e shpëtimit të EKAV-it të cilët bënë përpjekje të mëdha, vazhduan me intubimin por nuk arritën ta rikthejnë vajzën në jetë. Nëna ishte ishte në gjendje shoku.
Në zonën e Halkidikisë sot ka mot të keq me reshje të dendura shiu . Policia e Kasandrës po kryen hetimet paraprake për ngjarjen./Protothema.gr/
