E hënë e trishtë kjo e këtij korriku të nxehtë. I madhi dhe kolosi i letrave shqipe, Ismail Kadare, ka mbyllur sytë përgjithmonë këtë mëngjes në QSUT.
Shkrimtari i madh shqiptar u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare.
I krahasuar shpeshherë me Fishtën dhe Konicën megjithatë ai është një zë shumë i veçantë dhe i papërsëritshëm. Ai dhe kur i përmend këto shkrimtarë nuk tregohet asnjëherë patronizues. (Dantja i pashmangshëm).
Kadare konsiderohet nga disa si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të mëdhenj të shekujve 20 dhe 21, dhe si një zë universal kundër totalitarizmit.
Nga veprat e tij më të njohura mund të veçojmë « Gjeneralin e ushtrisë së vdekur » dhe poezinë tashmë aq të famshme « Mall ». Humbja e tij është dhimbje e madhe për të gjithë shqiptarët. Ai lë pas dy vajzat, Besianën dhe Gresën dhe të shoqen Helena Kadare.
