Një 30-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasditen e djeshme në një kantier ndërtimi në San Severino. Siç bëjnë me dije mediet italiane, i riu shqiptar është rrëzuar nga një lartësi prej 10 metrash. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30. 30-vjeçari nuk punonte në kantier, por kishte shkuar jashtë orarit të punës dhe ishte ngjitur në skelë.
Policia italiane ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e San Severinos.
30-vjeçari kishte një kompani të vogël ndërtimi por ishte edhe futbollist, në fakt luante në liga amatore si mesfushor. Ai ishte aktualisht një lojtar për Ruggero Mancini të Pioraco. ‘I gjithë Ruggero Mancini- lexojmë në shënimin e klubit- i gjendet pranë familjes së tij’.
Ai kishte luajtur më parë për Tolentino, Potenza Picena, Camerino, Settempeda dhe Folgore Castelraimondo, kështu që ishte i njohur në futbollin Marche.

