Një tjetër aksident është shënuar mesditën e kësaj të diele në juglindje të vendit. Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Çaushli/Maliq. Si pasojë e përplasjes njëra prej mjeteve ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.
Nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale janë të shumta.
