Tragjike/ 18-vjeçari shtyp me makinë vajzën 8 vjeçe nga Sllovakia

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Gjirin e Lalzit. Mësoeht se një makinë e drejtuar nga një adoleshent ka përplasur një vajzë të mitur 8 vjeçe nga Sllovakia.

Rreth orës 20:00, në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalësit, një automjet me drejtues shtetasin G. Gj., 18 vjeç, ka përplasur një shtetase minorene S. S., 8 vjeçe, nga Sllovakia. Si pasojë e përplasjes 8 vjeçarja ka humbur jëtën në spital.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit’, informon policia.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.