E rëndë në Pogradec/ 27-vjeçarit i bie muri sipër teksa po punonte, niset drejt Traumës…

Një punëtor është aksidentuar në vendin e punës në Pogradec, në gjendje kritike për jetën. Mësohet nga informacionet paraprake se punëtori 27-vjeçar ka marrë dëmtime pasi dyshohet se i ka rënë sipër një pjesë muri. Ai u transportua menjëherë në spitalin e qytetit por gjendja e rëndë shëndetësore ka bërë që mjekët të marrin masat për ta transportuar drejt spitalit të Traumës në kryeqytet.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.