Jugu ‘të zbraz kuletën’, veriu ofron hartën me plazhet e lira…

Në raport me një vit më parë, akomodimi në hotele dhe plazh, bashkë me transportin, janë shtrenjtuar mesatarisht me 5%. Ndërsa pijet dhe ushqimet janë shtrenjtuar mesatarisht me 10%. Zgjedhjet për të kaluar pushime disi më të lira nuk mungojnë.

Plazhet në veri të vendit, Shëngjin e Velipojë mund të jenë dy opsione.

Çmime të përballueshme ofron edhe Durrësi e një pjesë e Vlorës.

E njëjta nuk mund të thuhet për Sarandën, Palasën apo Dhërmiun, ku një çift mund të zgjedhë të paguajë nga 80 deri në 200 euro për të fjetur një natë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.