Zyrtare/ Skenderbeu perforcon sulmin ,firmos me 23-vjeçarin nga CSKA e Sofjes

Sulmuesi Bismark Çarls, është futbollisti i parë që prezantohet në merkaton e Skënderbeut. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi korçar bën me dije se 23-vjeçari ganez, ka firmosur për 3 vite.  Ganezi është bërë i njohur 4 vite më parë te Trepça ‘89 në Superligën kosovare, nga ku më pas bëri edhe hapin e madh në karrierë, duke u transferuar te klubi bullgar, CSKA Sofje. Me këtë të fundit luajti dy sezone, për t’u huazuar më pas te Pirin në Bullgari dhe Zeljzeniçar në Bosnjë. 

Pas përfundimit të kontratës me CSKA, Bismark doli lojtar i lirë duke firmosur me Skënderbeun dhe me shumë gjasa do të jetë ai bomberi i ri i “ujqërve të dëborës”.  

ZYRTARE
Bismark Charles vishet bardhekuq!
KF Skënderbeu ka kënaqësinë të prezantojë afrimin më të ri zyrtar në këtë merkato vere.
Sulmuesi nga Gana, Bismark Charles 23 vjeç vishet bardhekuq dhe vjen nga kampionati bullgar, teksa ka qenë pjesë e CSKA-Sofia.

Bismark ka firmosur për 3 vjet me bardhekuqtë.

I urojmë suksese me fanelën e Skënderbeut.
Klubi “Skënderbeu” i uron mirëseardhjen sulmuesit Bismark! …..njofton klubi Skenderbeu .

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.