Policia e Tiranës ka identifikuar autorin që dhunoi 42-vjeçari nga Bilishti një ditë më parë dhe e la në mes të rrugës “Sokrat Miho”. Sipas bluve të kryeqytetit, autori i dyshuar është B.Gj. 34 vjeç nga Peshkopia dhe banues në Tiranë.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, teksa 34-vjeçari goditi me sende të forta 42-vjeçarin Rigeks Kaso duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Njoftimi i Policisë:
Në vijim të njoftimit paraprak të dhënë ditën e djeshme, më datë 15.07.2024, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit B. Gj., 34 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë.
