71-vjeçari me të meta mendore shtie me armë nga ballkoni ,RENEA blindon Korçën….

Forcat RENEA kanë mbërritur në Korçë. Ata kanë rrethuar banesën e të moshuarit dhe gjithashtu kanë vendosur snajper lart në një prej pallateve të zonës.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 10:20, në lagjen nr. 16, dyshohet se shtetasi E. N., 71 vjeç, me probleme mendore, ka qëlluar me armë zjarri nga ballkoni i banesës së tij (në katin e parë të një pallati).

Shërbimet e Policisë vendore kanë ndërhyrë mënjëherë duke krijuar perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar banorët e zonës.

Nga të shtënat nuk ka asnjë shtetas të lënduar.

Në drejtim të vendit të ngjarjes po shkojnë shërbimet e Repartit Special RENEA, për të ndërhyrë për neutralizimin e shtetasit E. N., i cili ka mbyllur derën e banesës. Ndërkohë, shërbimet e Policisë, me masa sigurie për jetën e tyre, po mbajnë të rrethuar banesën. Aktualisht nuk ka asnjë rrezik për jetën e banorëve.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.