71-vjeçari terrorizon lagjen në Korçë /Forcat RENEA ndërhyjnë për ta neutralizuar…

Korçë-Të shtëna me armë zjarri ka pasur paraditen e sotme në Korçë. Autori i identifikuar si Edmond Naska ka qëlluar 3 herë me armë në lagjen nr.16 të qytetit. 71-vjeçari ka qëlluar nga ballkoni i banesës që ndodhet në katin e parë.

Sipas raportimeve të para nuk ka njerëz të plagosur. Policia ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave. Ata kanë rrethuar të gjithë zonën, ndërsa pritet të dorëzohet shtetasi.

Njoftimi i Policisë:

Sot, rreth orës 10:20, në lagjen nr. 16, dyshohet se shtetasi E. N., 71 vjeç, me probleme mendore, ka qëlluar me armë zjarri nga ballkoni i banesës së tij (në katin e parë të një pallati).   

Shërbimet e Policisë vendore kanë ndërhyrë menjëherë duke krijuar perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar banorët e zonës.   

Nga të shtënat nuk ka asnjë shtetas të lënduar. 

Në drejtim të vendit të ngjarjes po shkojnë shërbimet e Repartit Special RENEA, për të ndërhyrë për neutralizimin e shtetasit Edmond Naska i cili ka mbyllur derën e banesës. 

Ndërkohë, shërbimet e Policisë, me masa sigurie për jetën e tyre, po mbajnë të rrethuar banesën.Aktualisht nuk ka asnjë rrezik për jetën e banorëve.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.