Nga Agim Xhafka:
Sa mbërrita nga Korça në Pogradec dhe po i gëzohesha freskisë së gjolit më vjen kamarieri e më thotë:
-Zotëri,kafe ekspres nuk bëjmë. Na kanë ikur dritat.
Normal që u nervozova se dhe pardje pa drita qe plazhi. Sa nisa të shfryj më vjen një sms nga Berti,fqinji im në Orikum.
-Jemi pa drita,o vëlla. Bëj qejf ti në Pogradec,bëj!
Më erdhën në kokë fjalët e kryeministrit më dështak që ka pasur Shqipëria.
-Po bëhet fushatë antikombëtare ndaj turizmit tonë.
I bije sipas tij që armiqtë qenkan shumëfishuar.
Ishin në breg të detit,tani u desantuan dhe në breg të liqenit! Në male po e po,kanë dekada që janë prezent se atje as rrugë e as shtylla elektriku nuk sheh. Korrentin banorët e dinë fjalë të huaj.
O Edvin,nuk pillet me shalë mbyllur,byrazer. Turizmi do investime,nuk do dërdëllime! Apo fjalime me stilin tënd,lesh me qime.
