Jetojmë nën “sundimin” e barbonëve!

Nga Denis Dyrnjaja

Kjo qe po ndodh me skandalet në shoqërinë shqiptare nuk është as fillimi, as fundi i dekadencën sonë. Është një proces i vazhdueshëm dhe i përditshëm, që nuk nisi me ngjarjen e fundit ku fatkeqësisht protagoniste janë 3 femra. Ka me dhjetëra raste si ky që nuk raportohen, apo nuk dihen fare, që ndodhin nëpër lagje të kryeqytetit apo qyteteve të vogla. Dhe kjo nuk është rastësi e as dallëdi e një periudhe.

Por është rezultat i një mendësie të ushqyer në vazhdimësi prej kohësh si mënyrë dhe formë jetese.

Këtë mënyrë dhe formë nga skutat e lagjeve e ngriti në dimension publik dhe shoqëror media dhe veçanërisht rrjetet sociale. Etja për të fituar para e famë, shoqëruar edhe nga varfëria kulturale ka futur në një garë të ethshme median audiovizive pra TV, me atë që njihet nga ana tjetër si media online që burimin e refenrcës e kanë nga rrjetet sociale që e kanë kthyer vendin në kontesktin kuitural në një “nevojtore shoqërore”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.