Era e fortë shkul çatitë nga vendi, Korça përballet me stuhi të forta…

Pas ditëve më temperatura të larta vijnë dhe reshjet e shumta të shiut në zona të ndryshme të juglindjes së vendit .Stuhi shoqëruar me breshër dhe erë të fortë në fshatrat e fushës së Maliqit, kryesisht në fshatrat Sovjan e Pirg aty ku ka pasur dhe dëme në çatitë e banesave për shkak të erërave të forta.

Nga breshëri i dendur ka pasur dëme edhe në kulturat bujqësore dhe frutikulture, dëme që në mollë mendohen të mëdha.

Sipas parashikimeve të sinoptikanëve lokalë pritet që stuhitë e shiut shoqëruar me era të forta të ketë edhe në zonat e tjera të qarkut të Korçës

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.