Partizani mposht Skënderbeun me golin e minutës së fundit

Partizani ka marrë sot fitoren e parë të sezonit të ri në “Abissnet Superiore”. Të kuqtë kanë mposhtur Skënderbeun me rezultatin 2-1 në “Arenën e Demave”. Kryeqytetasit kaluan shumë shpejt në epërsi, teksa Arinaldo Rrapaj tundi rrjetën në minutën e 15 të takimit.

Pjesa e parë përfundoi me shifrat 1-0, ndërsa vetëm 5 minuta pas fillimit të fraksionit të dytë të lojës Rabiu ktheu sërish baraspeshën.

Ne minutën e 84 mesfushori afrikan i korçarëve Rabiu la skuadrën me 10 lojtarë pas daljes me kartonin e dytë të verdhë.

Sfida dukej se do të shkonte drejt barazimit, por ishte Mehmeti ai që shtangu Skënderbeun në minutën e 93-të. Kjo ishte fitorja e parë për Partizanin, që u ngjit në kuotën e 3 pikëve, ndërkohë që Skënderbeu ka arritur të sigurojë vetëm 1 pikë në 2 javët e para

FT: PARTIZANI – SKËNDERBEU 2-1

Rrapaj 15′, Mehmeti 90+3′ / Rabiu 51′

FORMACIONET ZYRTARE

PARTIZANI: Qirko, Bytyci, Mehmeti, Zeka, Kote, Cara, Preka, Buxhelaj, Hadroj, Mba, Rrapaj

Trajner: Arbër Abilaliaj

SKËNDERBEU: Alia, Ramos, Prenci, Rabiu, Juri, Rashica, Nikaj, Gerco, Vangjeli, Janaqi, Bismark

Trajner: Ivan Gvozdenoviç

84′ Skënderbeu mbetet me 10 futbollistë, Rabiu ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, për largimin e topit në shenjë proteste.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.